Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë si reagim ndaj ekspozitës për masakrat në Kosovë, e cila ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik.
Sipas kësaj organizate, përmbajtja e ekspozitës konsiderohet fyese dhe e papranueshme, pasi pretendohet se paraqet pasaktësi dhe relativizon krimet e luftës. Për këtë arsye, ata kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe kundërshtim publik.
Në prag të protestës, OVL ka publikuar edhe pankartat që pritet të përdoren gjatë tubimit, përmes të cilave synohet të përcillet mesazh kundër ekspozitës dhe mbrojtjes së historisë së luftës në Kosovë.
Ndërkohë, kjo ekspozitë ka nxitur debat të gjerë në vend, ku institucionet dhe organizatat e ndryshme kanë reaguar, ndërsa disa prej materialeve janë larguar pas kritikave të shumta nga qytetarët dhe autoritetet.



