Home > Uncategorized > Loftus-Cheek rikuperohet për Napolin, por do të luajë me mbrojtëse speciale

Loftus-Cheek rikuperohet për Napolin, por do të luajë me mbrojtëse speciale

///
Comments are Off

Të shtunën pasdite, Milan ka luajtur një ndeshje miqësore kundër të rinjve të ekipit, Milan Futuro, dhe lajmi i mire është Ruben Loftus-Cheek, i cili është rikuperuar për ndeshjen e madhe ndaj Napolit.

Gjithashtu, anglezi mori pjesë në ndeshjen stërvitore, me lojtarin që nuk luajti nga 22 shkurti, dhe sipas informacioneve të fundit, ai pritet të luajë me mbrojtëse speciale, pasi theu nofullën në ndeshjen kundër Parmës, në një përplasje me portierin Corvi.

Prezenca e tij në një ndeshje si kjo në stadiumin më të nxehtë në Itali, Diego Armando Maradona, ndaj kampionit aktual dhe rivalit direkt për pozitën e dytë, apo skuadra e parë anti-Inter në garë për titull të kampionit, për Loftus-Cheek do të ishte speciale, e sidomos një element i rëndësishëm për trajnerin, Max Allegri.

Verified by MonsterInsights