Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, është shprehur se pavarësisht humbjes, nuk ndihet i zhgënjyer me paraqitjen e Kosovës në fazën “play-off” për Kupën e Botës.
Përfaqësuesja e Kosovës u mposht në finalen e “play-off”-it nga Turqia me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithatë, Buzhala ngriti dilema lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemit VAR, veçanërisht në rastin e golit të shënuar nga Turqia dhe në një moment tjetër ku, sipas tij, kishte prekje të topit me dorë nga lojtarët kundërshtarë.
“Në asnjë moment nuk e kemi parë linjën. Është goli i Turqisë dhe një top me dorë e kanë prekur turqit. Çështja e penalltisë, po të garantojë në Sllovaki dorën që e ka prek ai i Sllovakisë, në La Liga ish ndal penall. Personalisht jam i mërzitur, por nuk jam i dëshpëruar. Nuk jam i zhgënjyer nuk jam i dëshpëruar, fillova me bë plan me rezervu hotelet me i këqyr ndeshjet atje”.
Tutje, Buzhala tha se nuk e kishte imagjinuar këtë rrrugëtim të Kosovës, pas fillimit me humbje në ndeshjen e parë nga Zvicra.
“Nëse më kishte thënë dikush, kur kemi humb me Zvicrën…Atëherë kam qenë i dëshpëruar i mërzitur në ndeshjen me Zvicrën që kemi pasë”, tha Buzhala./Klankosova.tv
Ndiqni deklaratën e plotë:


