Home > Uncategorized > Digjet një stallë në Prishtinë, shpëton i moshuari që gjendej brenda saj (VIDEO)

Digjet një stallë në Prishtinë, shpëton i moshuari që gjendej brenda saj (VIDEO)

///
Comments are Off

Detaje të reja kanë dalë lidhur me një objekt në rrugën “Ardhmëria” në Prishtinë e cila u përfshi nga zjarri pas mesnatën e së shtunës.

Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se në objekt banonte një person i moshuar mbi 70 vjeç, me inicialet R.B., i cili ka arritur të dalë pa lëndime, pasi fillimisht ka vërejtur zjarrin dhe ka kërkuar ndihmë.

Banorët e zonës kanë reaguar menjëherë duke njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje.

Por, për shkak të përhapjes së flakëve, ekipet emergjente janë angazhuar për pothuajse 3 orë për ta vënë situatën nën kontroll.

Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme:

 

Verified by MonsterInsights