Home > Uncategorized > Anulimi i Brdo-Brijunit, “Vuçiq vë në pikëpyetje paqen në rajon” (VIDEO)

Anulimi i Brdo-Brijunit, “Vuçiq vë në pikëpyetje paqen në rajon” (VIDEO)

///
Comments are Off

Ermina Lekaj Përlaskaj, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë, ka folur për anulimin e samitit të Brdo-Brijunit.

Ajo tha se presidenti kroat Zoran Milanoviq anuloi këtë samit për shkak të retorikës së homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Siç është duke u komentu, kjo konferencë nuk do të mbahet për arsye se të gjithë ne e dimë se presidenti i Serbisë, Vuçiq, çdo herë kërcënon ndaj Kroacisë dhe në të njëjtën mënyrën president i Kroacisë, Milanoviq, nuk e ka parë të arsyeshme që të mbajë një takim të tillë për arsye e dimë të gjithë se edhe presidenti i Kroacisë është i drejtpërdrejtë dhe nuk ka dashur që gjatë takimit të vijë deri te ndonjë konflikt verbal, apo ndonjë konflikt gjatë [adresimit] të mediave”, ka thënë Lekaj Përlaskaj më Info Magazine të Klan Kosovës.

“Qëllimi i takimit e dimë që është të shkëmbehen mendimet dhe të afrohen shtetet e rajonit këtu në Ballkan, mirëpo, për shkaqe edhe për shkak të retorikës së Vuçiqit, Milanoviqi ka vendosur që mos të mbahet këtë herë në Zagreb”.

Verified by MonsterInsights