Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka kritikuar Qeverinë për lënien anash të punëtorëve, sidomos pas ndarjes së pagës së 13-të për ata të sektorit publik.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës morën katër mijë euro pa punuar fare.
“Punëtorët e sektorit privat edhe tani kur po flasim marrin një pagë 292 euro, apo edhe më pak”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.
Ai përmendi edhe zotimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për ndarjen e 200 milionë euro, për çka tha se punëtorët e sektorit privat përfitojnë shumë pak, atëherë kur “vjen era zgjedhje”.
“Sikur të mos ishte ndjerë era zgjedhje nuk do të ishte bërë edhe kjo ngjarje”, u shpreh Azemi në “Fol me Arin”.




