Home > Uncategorized > Rio Ferdinand mahnitet nga Lamine Yamal: Ai më bën ta dua përsëri futbollin

Rio Ferdinand mahnitet nga Lamine Yamal: Ai më bën ta dua përsëri futbollin

///
Comments are Off

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe analisti i njohur, Rio Ferdinand, ka shpërthyer në superlativa për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si një nga arsyet kryesore pse futbolli vazhdon të jetë magjik.

Në një deklaratë që ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat sportive, Ferdinand theksoi se Yamal i rikthen emocionet e pastra të lojës, duke e krahasuar me disa nga ikonat më kreative të historisë së futbollit si Diego Maradona, Juan Román Riquelme dhe Juan Sebastian Veron.

“Lamine Yamal më bën ta dua përsëri futbollin. Janë lojtarë si ai që të kujtojnë pse u dashuruam me këtë sport në radhë të parë. Maradona, Riquelme, Veron – njerëz që përballeshin me kundërshtarët, merrnin rreziqe dhe bënin gjëra të çmendura në fushë,” u shpreh Ferdinand.

Por vlerësimi i tij për talentin e ri spanjoll nuk ndalet vetëm në aspektin sportiv. Ferdinand vuri në dukje edhe guximin dhe pjekurinë e Yamal jashtë fushës, duke e përgëzuar për qëndrimin e tij kundër racizmit dhe diskriminimit.

Sipas tij, ajo që e bën edhe më të veçantë 18-vjeçarin është fakti që ai po përdor zërin e tij për çështje të rëndësishme sociale, përfshirë reagimin ndaj thirrjeve anti-muslimane në stadiume.

“Ai është më shumë se një futbollist. Ky është një djalë që flet. Një 18-vjeçar që merr rrezikun dhe thotë: ‘Unë nuk e mbështes këtë, ky është racizëm dhe njerëzit duhet ta dinë’,” shtoi Ferdinand./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights