Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të palëkundur të çështjes shqiptare.
Në mesazhin e tij ngushëllues, Begaj shprehu mirënjohje për kontributin e Engel, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë pranë shqiptarëve në momentet më të vështira historike. Ai vlerësoi rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Begaj u shpreh se figura e Engel do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një ndër miqtë më të çmuar dhe një zë të fuqishëm në mbështetje të tyre në arenën ndërkombëtare.
Ish kongresisti amerikan ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme politike dhe një ndikim të madh në çështjet ndërkombëtare, veçanërisht në mbështetje të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan.





