Një incident i rëndë është raportuar në Ferizaj, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Sipas informacioneve fillestare, nga rasti nuk raportohet për viktima, por disa persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrahjes. Pas ndërhyrjes së Policisë, situata është vënë nën kontroll, ndërsa një i dyshuar është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet intensive për kapjen e personit në arrati dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë incident. Ndërkohë, po punohet edhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në rast.
Ngjarje të tilla vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët, ndërsa Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim në rast se dikush ka informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.






