Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ndaj raportimeve se Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e shkurtimit të financimit për Serbinë, duke thënë se “Brukseli më në fund po zgjohet”.
Ajo theksoi se vendimi i mundshëm lidhet me shqetësimet e ngritura për gjendjen e demokracisë, lirinë e medias dhe sundimin e ligjit në Serbi. Sipas saj, çdo mbështetje financiare duhet të jetë e kushtëzuar me respektimin e standardeve demokratike dhe të drejtave themelore.
Raportimet ndërkombëtare bëjnë të ditur se BE mund të rishqyrtojë ose të pezullojë deri në 1.5 miliardë euro fonde të planifikuara për Serbinë, si pjesë e mekanizmave të saj të zgjerimit dhe reformave.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Brukseli ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetësim për reformat në Serbi dhe për drejtimin e politikave të brendshme të saj.



