Stina e pranverës, ngrohja e motit sjell praninë e gjarpërinjve edhe në zonat e banuara.
Madje në qytetin e Pejës është parë edhe gjapëri i njohur me emrin “Nëpërka”, që njihet si një nga llojet më helmuese në botë.
Fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova shpjegoi se pse zakonisht ndodh kjo.
“Është e natyrshme kur nuk ka burime të ujit, për shembull nëpër male kur ka mungesë të reshjeve, në disa raste sikur vitin e kaluar ka pasur edhe shterrje komplet të lumenjve, dhe pastaj ata kërkojnë të gjejnë edhe burime të ujit vijnë shumë pranë zonave urbane dhe kërkojnë për ushqime. Pra, nuk është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Mavriqi në Klan Kosova.


