Home > Uncategorized > Masakra në Studenicë, Rrahime Lipaj: Kujtimi për ta , forcë për të vazhduar përpara

Masakra në Studenicë, Rrahime Lipaj: Kujtimi për ta , forcë për të vazhduar përpara

///
Comments are Off

Masakra e Lipajve në Studenicë ishte një nga më të tmerrshmet që ndodhi gjatë luftës në Kosovë.

Katër vajza nën moshën 15 vjeçare, katër gra e dy burra janë viktimat e kësaj ngjarje makabre.

9 janë nga familja Lipaj dhe një Zeqiraj.

Sot në nderim të martirëve, u zhvillua një aktivitet përkujtues në Kamenicë të Istogut ku është vendosur edhe lapidari.

Rrahime Lipaj, deklaroi se humbja e tyre ka lënë dhimbje të madhe.

“Humbja e tyre ka lënë një dhimbje të madhe në familjen tonë. Por, kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë në zemrat tona dhe historinë e familjes sonë. Humbja e tyre ka lënë një plagë që nuk harrohet kurrë”, deklaroi ajo.

Verified by MonsterInsights