Home > Lajme > Gati tre muaj nga nënshkrimi — Marrëveshja e Bordit të Paqes ende pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës

Gati tre muaj nga nënshkrimi — Marrëveshja e Bordit të Paqes ende pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës

///
Comments are Off

Që nga 22 janari 2026, kur Kosova nënshkroi dokumentin themelues për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, kanë kaluar gati tre muaj, por marrëveshja ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Dokumenti u nënshkrua në Davos të Zvicrës, së bashku me rreth 50 shtete të tjera, por nuk ka kaluar ende procedurat e brendshme parlamentare në Kosovë.

Presidentja e Kosovës atëherë, Vjosa Osmani, e nënshkroi marrëveshjen, por nuk e dorëzoi menjëherë në Kuvend për ratifikim, duke lënë kështu procesin në pritje. Deputetët e Kuvendit thonë se me gjasë dokumenti do të shqyrtohet në komision javën e ardhshme dhe më pas do të trajtohet në seancë plenare, megjithatë ende nuk ka datë zyrtare.

Zyrtarë të partive parlamentare thonë se e konsiderojnë këtë marrëveshje të rëndësishme, duke përmendur edhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në iniciativë, dhe shprehin shpresë që procesi i ratifikimit të përshpejtohet. Megjithatë, deri më tani nuk ka vendim përfundimtar nga deputetët lidhur me miratimin.

Verified by MonsterInsights