Gjatë të hënës, në Komunën e Mitrovicës u bë mbjellja e 40 fidanëve të reja në hapësirën tek shëtitorja pranë urave të qytetit.
Nga ky qytet, gazetari korrespodent Urall Boshnjaku njoftoi se kryetari Faton Peci, ka premtuar se deri në fund të kësaj jave të mbillen 250 sosh.
“Ai ka thënë se synimi i tij është ta gjelbërojë Mitrovicën”, u shpreh gazetari, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, Boshnjaku bëri të ditur se në të njëjtën ditë u bë edhe krasitja e pemëve gjë që ka penguar qytetarët.
“Qytetarët kanë thënë se nuk është koha e duhur për krasitjen e pemëve, kanë penguar edhe disa prej tyre gjatë kalimit andej”, tha ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.


