Në luftën e fundit në Kosovë, serbët ua morën jetën mijëra fëmijëve.
Në nderim të tyre, sot në Drenas pati një organizim.
Të vegjëlit u kujtuan me monolog, këngë e rrëfime të dëshmitarëve.
Të pranishëm ishin shumë prindër e familjarë të fëmijëve që janë vrarë e masakruar nga forcat serbe.
Kjo u bë në prag të 27-vjetorit të Masakrës së Poklekut, ku janë vrarë e djegur 24 fëmijë.


