Home > Uncategorized > Bllokada amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi derisa të arrihet marrëveshja e paqes, thotë Trump

Bllokada amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi derisa të arrihet marrëveshja e paqes, thotë Trump

///
Comments are Off

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka postuar përsëri në platformën e tij Truth Social.

Këtë herë ai thotë se bllokada amerikane ndaj anijeve dhe porteve iraniane do të “mbetet në fuqi të plotë”, pavarësisht njoftimit të Iranit se Ngushtica e Hormuzit po rihapet për lundrim, shkruan Klankosova.tv 

Trump thotë se bllokada amerikane do të vazhdojë derisa negociatat me Iranin të jenë “100% të përfunduara”.

Por presidenti amerikan shton se pret që ky proces të “shkojë shumë shpejt”, pasi “shumica e pikave janë negociuar tashmë”.

Mesazhet e Trump sot vijnë pas raportimeve të djeshme se ai mezi priste t’i jepte fund luftës, ndërsa presioni politik mbi të rritet në vend.

Verified by MonsterInsights