Herve Renard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite, në një vendim që ka hyrë në fuqi menjëherë.
Vendimi për largimin e tij është marrë nga presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, çka nënkupton se ai nuk do të jetë në stolin e kombëtares për Kupën e Botës 2026, transmeton Klankosova.tv.
Ky zhvillim është konsideruar i papritur dhe disi i çuditshëm, pasi vjen më pak se një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën e vendimit.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, në vend të Renard pritet të emërohet Georgios Donis, i cili aktualisht mban postin e trajnerit të klubit Al-Khaleej.
OFFICIAL: Saudi Arabia sack head coach Hervé Renard with immediate effect before World Cup!
Renard had returned for a second spell as Saudi coach at the end of 2024. pic.twitter.com/yhwU0OMAkS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 17, 2026

OFFICIAL: Saudi Arabia sack head coach Hervé Renard with immediate effect before World Cup! 


