Home > Lajme > Bajrami: Oferta e Kurtit ishte shantazh, ai dëshiron të sundojë e jo të qeverisë

Bajrami: Oferta e Kurtit ishte shantazh, ai dëshiron të sundojë e jo të qeverisë

///
Comments are Off

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të fundit të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si shantazh dhe jo si ofertë për kompromis.

Sipas saj, propozimi për një marrëveshje bashkëqeverisëse nuk përbën zgjidhje reale, por një përpjekje për kontroll të institucioneve dhe imponim të vullnetit politik.

Bajrami theksoi se oferta që LDK të marrë disa ministri dhe një post zëvendëskryeministri, ndërsa pozita e presidentit të mbetet nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje, është e papranueshme dhe larg një marrëveshjeje të drejtë.

Ajo shtoi se kriza aktuale politike nuk lidhet vetëm me çështjen e presidentit, por është rezultat i asaj që e quajti një periudhë të gjatë keqqeverisjeje, duke përmendur probleme si kriza energjetike, inflacioni dhe vështirësitë ekonomike për qytetarët.

Në reagimin e saj, Bajrami akuzoi Kurtin se synon të mbajë kontrollin politik dhe jo të qeverisë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke theksuar se qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi për situatën aktuale politike në vend.

Verified by MonsterInsights