Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar mbi statistikat britanike ku shqiptarët dominojnë si grupi etnik me më së shumti krime të kryera në Britaninë e Madhe.
Elezi tha se statistikat për krimet e kryera duhet të specifikohen në mënyrë që të dihen llojet e krimeve të kryera, raporton KlanKosova.tv.
“Në fakt, shpreh reagimin tim në lidhje me statistikat të cilat është mirë të specifikohen për çfarë bëhet fjalë pasi kemi të bëjmë edhe me kalim ilegal kufiri. Në fakt, kanë program interesant sa i përket dëbimit, njerëz që ndalohen në rrugë ilegale nuk depërtohen menjëherë, por iu jepet mundësi qëndrimi pa të drejtë pune”, tha Elezi.





