Home > Lajme > PDK kërkon nga Feride Rushiti të tërheq kandidaturën për presidente

PDK kërkon nga Feride Rushiti të tërheq kandidaturën për presidente

///
Comments are Off

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që kandidatja për presidente, Feride Rushiti, të tërheqë kandidaturën e saj nga gara për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit dhe e ka cilësuar situatën politike si të papranueshme dhe të rrezikshme për institucionet e vendit.

Sipas saj, kandidatura e Rushitit është pjesë e një procesi që opozita e konsideron të paqëndrueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën, duke i bërë thirrje asaj që të tërhiqet nga gara për të mos u bërë pjesë e zhvillimeve politike që po kritikohen nga PDK.

Verified by MonsterInsights