Home > Uncategorized > Real Madrid i beson sërish Endrickut për sezonin e ri

Real Madrid i beson sërish Endrickut për sezonin e ri

///
Comments are Off

Real Madrid pritet t’i besojë sërish talentit brazilian Endrick për edicionin e ardhshëm, pavarësisht sezonit që ai po kalon aktualisht në huazim.

Sulmuesi i ri është i huazuar te Lyon, ku ka pasur mundësi të fitojë minuta dhe eksperiencë në një kampionat konkurrues si Ligue 1, transmeton Klankosova.tv.

Pikërisht kjo periudhë konsiderohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e tij, para rikthimit në “Santiago Bernabéu”.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Real Madridit janë të kënaqur me progresin e brazilianit dhe e shohin atë si pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm.

Endrick pritet të rikthehet në Madrid gjatë verës, ku do të luftojë për minuta në repartin ofensiv, me synimin për të dëshmuar potencialin e madh që e ka shoqëruar që nga transferimi i tij nga Brazili.

Verified by MonsterInsights