Home > Uncategorized > Ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për 10-vjetorin e pranimit në UEFA e FIFA

Ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për 10-vjetorin e pranimit në UEFA e FIFA

///
Comments are Off

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, një moment historik që vulosi rrugëtimin e gjatë dhe sfidues të futbollit kosovar.

Festimet nisën me një ndeshje emocionuese të Kombëtares së Amputuarve në futboll, e cila solli një mesazh të fortë për fuqinë e vullnetit dhe dashurinë për lojën përtej çdo sfide, transmeton Klankosova.tv.

Aktivitetet festive janë mbyllur me ndeshjen ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e mbyllur simbolikisht këtë ditë të rëndësishme për futbollin kosovar.

Verified by MonsterInsights