Sonte në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova është diskutuar për festivalin evropian të këngës, Eurovision 2026, i cili këtë vit u fitua nga Bullgaria.
Në natën finale, Shqipëria u rendit në vendin e 13-të me 145 pikë.
Ishte panelistja e këtij emisioni, Edlira Qefalija e cila u shpreh se Eurovisioni ka vite që bëhet për të larë favore mes vendeve.
“Eurovisioni ka vite që bëhet për të larë favore mes vete. Ka vite që shihet që këto shtetet fqinje duke larë favoret me njëri-tjetrin, me poenat e njëri-tjetrit”, u shpreh ajo.
Për të dëgjuar diskutimin e plotë mes “Shoqeve”, ndiqni videon më poshtë:


