Home > Uncategorized > Kjo është gjendja e rrugës në Dollc të Klinës ku ndodhi aksidenti me fatalitet (VIDEO)

Kjo është gjendja e rrugës në Dollc të Klinës ku ndodhi aksidenti me fatalitet (VIDEO)

///
Comments are Off

43-vjeçari Driton Isa Haliti ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës.

Në automjet, përveç të ndjerit, ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e mitur.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga gjendja aktuale e kësaj rruge, për të cilën, gjatë ditës, tek pas aksidentit, kanë dalë edhe ekspertë të komunikacionit për të vendosur sinjalistikë rrugore.

Në videon e mëposhtme mund të shihni gjendjen aktuale të këtij segmenti rrugor.

Aksidenti tragjik në Dollc: A kishte sinjalistikë të mjaftueshme rrugore? (VIDEO)

 

Verified by MonsterInsights