Home > Uncategorized > Katër persona humbin jetën nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa kosovare

Katër persona humbin jetën nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa kosovare

///
Comments are Off

Katër të vdekur në aksidentin tragjik në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një grua

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Sipas burimeve policore nga vendi i ngjarjes, raporton Alsat M , nuk përjashtohet mundësia që drejtuesja e veturës BMW të ketë qenë femër.

Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë konfirmuar identitetin e viktimave.

Përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.

Policia, prokuroria dhe ekipet emergjente po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një version zyrtar pas përfundimit të ekzaminimeve.

Verified by MonsterInsights