Sulmuesi francez dhe sensacioni i Real Madridit, Kylian Mbappe, vazhdon të dëshmojë se di si të japë dhurata vërtet mbretërore jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në jetën e tij personale.
Sipas Le Direct Info, përpara Festivalit të njohur të Filmit në Kanë, superylli i futbollit mahniti të dashurën e tij, aktoren e njohur spanjolle Ester Exposito, me një dhuratë mahnitëse. Mbappe i dhuroi të dashurës së tij një gjerdan luksoz me diamante, me vlerë marramendëse prej 1,035,480 eurosh (afërsisht 1.2 milionë dollarë).
Ester Exposito është ndër të ftuarat më të pritura dhe më të përfolura të Kanës, dhe Mbappe u sigurua që partnerja e tij të shkëlqente më shumë se kushdo në festival. /Klankosova.tv



