Kandidati i LDK-së për deputet, Blerim Kuçi, tha se zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë referendum.
Në DPT te Fidani në Klan Kosova, ai tha se shteti duhet të mbrohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Zgjedhjet e 7 qershorit janë referendum për këtë shtet, me rujt shtetin, për mbrojtje të Republikës. Edhe ti, edhe unë, edhe çdokush duhet me bashku këtë mozaik të veprimeve të Albin Kurtit. Nëse nuk e bashkojmë, atëherë ne e kemi harruar një pjesë të historisë. Kjo është thirrje për ata që e kanë një përvojë, që kanë dhënë një kontribut, 96% e shqiptarëve kanë dhënë kontribut… është një thirrje për bashkim, për stabilitet më 7 qershor”, deklaroi Kuçi.
Ai shtoi se Albin Kurti duhet të “goditet me votë.
“7 qershori ka me ia pamunëdsu atë Republikën e tretë” Albin Kurtit, theksoi kandidati i LDK-së për deputet, Blerim Kuçi.



