Feronikeli ka shënuar sukses të madh, duke u rikthyer në Superligën e Kosovës pas mposhtjes të Ramiz Sadikut.
Kapiteni i ekipit, Armend Halili, në emisionin “Ora Shtatë” tha se rikthimi ishte i vështirë, por besimi i tyre nuk u shua kurrë, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte sezon jashtëzakonisht i vështirë, me shumë sakrifica, por besimi ishte që nga dita e parë, që objektivi ynë ishte vetëm rikthimi në Superligë. Kishte shumë vështirësi, sepse kishte gjashtë ekipe që luftonin për kreun e tabelës. Por në fund ia dolëm”, tha Halili në Klan Kosova.




