Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka publikuar sqarime lidhur me procedurën e votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Francë.
Sipas njoftimit, votuesit duhet të respektojnë afatet dhe udhëzimet e përcaktuara për dërgimin e fletëvotimeve, në mënyrë që vota e tyre të pranohet dhe të numërohet sipas procedurave zgjedhore.
Ambasada ka bërë thirrje që qytetarët të informohen me kohë dhe të ndjekin hapat e nevojshëm për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit.



