Home > Uncategorized > Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj britanikut Austine Nnamdi

Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj britanikut Austine Nnamdi

///
Comments are Off

Kampioni shqiptar i botës në IBO, Jurgen Uldedaj ka mbrojtur titullin kundër britanikut me përvojë, Austine Nnamdi.

Pas 12 raundeve Uldedaj fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve në arenën prestigjioze OVO Arena Wembley në Londër, raporton klankosova.tv.

Dueli u transmetua drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova.

Uldedaj paraprakisht numëronte 21 fitore dhe vetëm 1 humbje në boksin profesionist, duke u shndërruar në një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në këtë sport.

Ndërkohë, atmosfera ishte e zjarrtë në ring aty ku u mbështetet fuqishëm boksieri shqiptar.

Kujtojmë se Uldedaj është boksier shqiptar i lindur në Lezhë të Shqipërisë.

Edhe një raund, a do ta mbrojë boksieri shqiptar titullin kampion bote?

Wembley kuqezi, shqiptarët në këmbë për Uldedajn në momentet e fundit

Live në Klan Kosova: Beteja e Uldedajt në mbrojtje të titullit kampion bote në Wembley

 

Verified by MonsterInsights