Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar fitore në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës.
Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Senegalit, në një përballje mjaft të luftuar, transmeton Klankosova.tv.
Golave për ShBA-në u kontribuuan Christian Pulisic, Sergino Dest dhe Folarin Balogun, duke i siguruar fitoren skuadrës amerikane.
Në anën tjetër, për Senegalin golin e vetëm e realizoi ylli Sadio Mane.
ShBA-ja do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për turneun më të madh të futbollit botëror.


