Ritchie Torres ka deklaruar se është një gabim i rëndë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lënë Kosovë pa ambasador të emëruar.
Në një intervistë, ai ka theksuar rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, duke bërë thirrje që administrata amerikane të emërojë sa më shpejt një ambasador të ri në Prishtinë.
Torres vlerësoi partneritetin ndërmjet dy vendeve dhe nënvizoi se prania diplomatike e nivelit të lartë është e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë.



