Para ndeshjes me Andorra, Mërgim Vojvoda ka vlerësuar kontributin e futbollistëve të rinj në përfaqësuese.
Sipas tij, ardhja e lojtarëve të rinj ka sjellë energji, motivim dhe konkurrencë pozitive brenda ekipit, duke ndikuar në atmosferën dhe përgatitjet për ndeshjet e ardhshme.
Kombëtarja vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës, me synimin për të arritur rezultat pozitiv në përballjen ndaj Andorrës.




