Gjeografikisht Amerika, Kanadaja, Belgjika e Danimarka, s’janë afër. Andaj edhe lëvizja fizikisht nëpër këto shtete në pak minuta s’bëhet dot.
Veç virtualisht, maturantëve kosovarë s’iu desh shumë kohë që ta bëjnë një gjë të tillë. Me këta emra shtetesh i emëruan grupet që i krijuan për kopjim, raporton Klan Kosova.
Andaj, për gjashtë minuta testi u shpërnda gjithandej.
Për të mos iu shkuar dëm veprimi që bënë, dikush ishte përgatitur që t’iu ndihmojë me përgjigje.
Bile, edhe me inteligjencë artificiale.
Por, ata që vodhën s’shpëtuan pa ndëshkime.
Sidoqoftë, rezultatet për ato që i bënë, maturantët do i marrin pas 9 ditësh.
Kronika më poshtë sjell detajet:


