Home > Uncategorized > IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Freskoni trupin dhe pini sa më shumë ujë

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Freskoni trupin dhe pini sa më shumë ujë

///
Comments are Off

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masa mbrojtëse për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë fundjavës.

Sipas rekomandimeve të institutit, është e rëndësishme që qytetarët të konsumojnë mjaftueshëm ujë, të freskojnë trupin rregullisht dhe të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve kur temperaturat janë më të larta.

IKSHPK këshillon gjithashtu veshje të lehta dhe me ngjyra të çelëta, përdorimin e ambienteve të freskëta ose të ajrosura, si dhe kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj vapës.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave si marramendje, lodhje e theksuar, të përziera ose vështirësi në frymëmarrje.

Verified by MonsterInsights