Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa policia ka arrestuar dy persona lidhur me rastin. Njëri prej tyre konsiderohet i dyshuari kryesor për sulmin.
Sipas autoriteteve gjermane, pas ngjarjes është zhvilluar një operacion i gjerë policor në zonë, ndërsa banorëve u është kërkuar të shmangin vendin e incidentit deri në përfundimin e veprimeve hetimore.
Policia ka bërë të ditur se aktualisht nuk ekziston më rrezik shtesë për qytetarët, ndërsa motivi i sulmit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja mbeten ende të paqarta.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të publikojnë më shumë informacione pasi të përfundojnë veprimet e para hetimore.



