Në vitin akademik 2026/27, Universiteti i Prishtinës do të pranojë studentë nga arbëreshët e Italisë, ata të Zarës, shqiptarët që jetojnë në Turqi si dhe diaspora me prejardhje nga Kosova.
Kuotat e përcaktuara nga UP-ja, sipas njoftimit, kanë marrë miratimin edhe nga Ministria e Arsimit, gjë që është pritur me gëzim nga bashkatdhetarët në Turqi dhe Gjermani.
Nga UP u tha se aplikantët mund t’i nënshtrohen testit pranues edhe në gjuhët e vendeve ku jetojnë, por studimet duhet të vazhdojnë në gjuhën amtare shqipe.
Ndiqni kronikën:


