Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate e ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, foli për zhvillimet politike në vend dhe komentoi edhe figurat e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi dhe Dejona Mihali.
Kuçi tha se të dyja janë, siç u shpreh, pjesë e projektit politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe se, sipas saj, veprimtaria e tyre politike lidhet ngushtë me të.
Ajo u shpreh se Matoshi dhe Mihali i shëbejnë idesë së Kurtit, ide të cilën ajo e quajti të rrezikshme.
“Janë gra të cilat kanë vendosur me i shërbyer Kurtit në politikë. Janë në shërbim të idesë së rrezikshme të Kurtit. Ato nuk kanë kurrfarë peshe politike pa Kurtin”, u shpreh Kuçi në “DPT te Fidani”./Klankosova.tv


