Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj prodhuesve rusë të dronëve, pas sulmeve të fundit të ndërmarra nga Rusia ndaj Kievit.
Sipas zyrtarëve evropianë, masat synojnë të kufizojnë kapacitetet e industrisë ruse të mbrojtjes dhe të pengojnë furnizimin me teknologji që përdoret për prodhimin e dronëve ushtarakë.
Reagimi i BE-së vjen pas intensifikimit të sulmeve ajrore ndaj kryeqytetit ukrainas, të cilat kanë shkaktuar viktima, dëme materiale dhe ndërprerje të shërbimeve në disa zona.
Bashkimi Evropian ka ritheksuar mbështetjen për Ukrainën dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë të shqyrtojë masa të reja kundër Rusisë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.



