Home > Uncategorized > Amerika sulmoi fort, dëme të mëdha në kullën e kontrollit të portit iranian

Amerika sulmoi fort, dëme të mëdha në kullën e kontrollit të portit iranian

///
Comments are Off

Dy video të publikuara tashmë nga mediat ndërkombëtare tregojnë dëme të konsiderueshme në kullën e kontrollit të Portit Beheshti, në qytetin juglindor iranian të Chabaharit, pas sulmeve ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara gjatë natës.

Pamjet, njëra e filmuar gjatë natës dhe tjetra mëngjesin pasues, shfaqin dëmtime të rënda strukturore, përfshirë shembjen e pjesshme të çatisë së kullës së kontrollit.

Deri tani nuk ka informacion të konfirmuar mbi viktima apo ndikimin në funksionimin e portit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights