Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive politike, në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e formimit të institucioneve të reja.
Sipas njoftimit, takimi synon të krijojë hapësirë për dialog ndërmjet subjekteve politike dhe të shqyrtojë mundësitë për tejkalimin e ngërçit institucional pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Ftesa vjen në një periudhë kur pritet konstituimi i Kuvendit dhe nisja e procedurave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Mbetet të shihet nëse krerët e partive do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës dhe çfarë rezultatesh mund të sjellë ky takim në funksion të zhbllokimit të procesit politik.






