Një veturë është përfshirë nga flakët në Rrugën B në Prishtinë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.
Nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në automjet.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.



