Një ngjarje tragjike është regjistruar në Mynih të Gjermanisë, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një liqen artificial, pas një operacioni disaoresh kërkimi.
Sipas raportimeve, ekipet e shpëtimit dhe autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet pasi i riu ishte raportuar i zhdukur. Pas disa orësh operacion, trupi i tij u lokalizua dhe u nxor nga uji.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e emergjencës dhe policia, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
Shkaqet e vdekjes pritet të përcaktohen pas procedurave hetimore dhe ekzaminimeve përkatëse.






