Një rrahje ka ndodhur në Sheshin Shatërvan, ku Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar një person të dyshuar.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me pesë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë procedurat e nevojshme ligjore. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe motivin e përleshjes.
Rasti është në trajtim nga organet kompetente, ndërsa pritet që pas përfundimit të veprimeve hetimore të bëhen të ditura më shumë detaje.





