Home > Uncategorized > Florimi shkoi në banesën e Arjetës: Dy versionet për takimin që përfundoi me një të vrarë

Florimi shkoi në banesën e Arjetës: Dy versionet për takimin që përfundoi me një të vrarë

///
Comments are Off

Rasti që tronditi opinionin publik mbrëmjen e 28 qershorit 2026 në Ferizaj, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Florim Haxhidema, ndërsa 24-vjeçarja Arjeta Roshaj po hetohet për vrasje, vazhdon të shoqërohet me pretendime të ndryshme nga palët e përfshira. Në një hulumtim të emisionit MAT në Klan Kosova, janë publikuar dëshmi, deklarata dhe dokumente që hedhin dritë mbi njohjen e tyre, ngjarjet që i paraprinë natës kritike, versionet e familjeve dhe zhvillimet hetimore që po përcillen nga organet e drejtësisë

Ditën kritike, kur ndodhi vrasja e Florim Haxhidemës, Arjeta Roshaj, së bashku me nënën dhe babanë e saj, ndodhej për vizitë te xhaxhai i saj në fshatin Manastirc.

Në të njëjtin oborr, prindërit e Arjetës kishin ndërtuar edhe një shtëpi të re, por ajo ende nuk ishte përfunduar dhe nuk ishte e gatshme për banim.

Xhaxhai i Arjetës tregon se si tashmë i ndjeri i kishte shkruar sms mbesës së tij po atë mbrëmje, duke e kërcënuar se “unë jam tu ardhë, kam me ti vra krejt familjen”.

Ai thotë se Arjeta nuk ia ka kthy mesazhin fare.

Në anën tjetër, miqtë e Florim Haxhidemës kanë dhënë version tjetër se si dita e tij kishte kaluar.

Në kushte anonimiteti, një nga dy shokët e Florimit me të cilët ai piu kafenë e fundit të dielën, ka rrëfyer se Arjeta vetë e ka ftuar atë për t’i shkuar në banesë.

“Nuk e dinim kush ishte”: Si nisi historia mes Arjetës dhe Florimit (VIDEO)

Te momenti kritik, sipas avokatit Asdren Bytyqi, i cili në këtë proces po e mbron Arjeta Roshajn, thotë se ka ardhur, pasi që Florimi i kishte kërkuar asaj të bënte marrëdhënie seksuale me disa persona, të cilët më pas ai do t’i shantazhonte.

Xhaxhai thotë se nëna dhe babai i Arjetës reaguan vetëm pas krismës së armës.

Ndërkaq, në deklaratën e saj para policisë, Arjeta Roshaj ka thënë se problemet që, sipas saj, i kishte pasur më herët me Florimin, nuk i kishte raportuar asnjëherë në polici. Ajo ka deklaruar se arsyeja pse nuk kishte kërkuar ndihmë nga institucionet ishte frika nga kërcënimet, pasi pretendon se Florimi e kishte kërcënuar se do t’i vriste familjen.

“… unë kur e pashë se është Florimi jam habitur shumë, sepse shpesh herë më ka thënë se do të vi, duke më kërcënuar, mirëpo asnjëherë nuk ka ardhur. E kur e pashë mbrëmë u befasova dhe u mpina dhe e hapa derën”.

“… nuk e kam lajmëruar asnjëherë policinë, as në Kosovë e as në Francë se Florimi më ka kërcënuar duke më thënë se nëse e lajmëron dikund, do ta vras familjen si në Kosovë si në Francë. Ne jemi 6 motra, vëlla nuk kemi, unë jam motra më e madhe dhe për të mos ju ndodhur diçka familjes e motrave të mija, nuk e kam lajmëruar asnjëherë policinë”, shprehet Arjeta para policisë.

Ajo thotë se është e pajtimit që t’i merret telefoni i saj personal. “Pasi u konsultova me avokatin tim mbrojtës, po konsiderojmë se të dhënat në telefon, janë dëshmi të cilat do të kontribuojnë në zbardhjen e rastit. Unë po ua jap kodin”, thotë më tej Arjeta.

Një ditë pas ngjarjes, Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikimi publik, ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur rreth orës 22:50. Sipas njoftimit policor, ngjarja ishte cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave kishin nisur menjëherë pas rastit.

Pas veprimeve të para hetimore, situata procedurale ndryshoi. Babai i Arjetës, i cili fillimisht ishte ndaluar dhe më pas ishte liruar pas intervistimit nga policia, nuk ishte më pjesë e masave të ndalimit.

Po ashtu, edhe kualifikimi fillestar i rastit pësoi ndryshim. Nga “vrasje e rëndë”, rasti u trajtua më pas si “vrasje”.

Pas ngjarjes, Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt.

Më 30 qershor, Gjykata Themelore në Ferizaj, në seancën e procedurës paraprake, ka vendosur ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe ndaj Arjeta Roshajt ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndiqni më poshtë videot:

Verified by MonsterInsights