Home > Uncategorized > APK lanson modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën

APK lanson modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën

///
Comments are Off

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka lansuar modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën, me synim forcimin e integritetit dhe transparencës në institucionet publike.

Sipas APK-së, platforma e re do t’u mundësojë zyrtarëve publikë dhe personave të përfshirë në administratë të ndjekin trajnime online mbi standardet etike, parandalimin e konfliktit të interesit dhe zbatimin e legjislacionit përkatës.

Ky modul synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e sjelljes etike në ushtrimin e funksioneve publike, si dhe të kontribuojë në parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit dhe korrupsionit.

Nga APK bëhet e ditur se trajnimi elektronik është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e proceseve edukative dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit.

Verified by MonsterInsights