Home > Uncategorized > Vapa përvëluese, IKSHPK apelon: Fëmijët të mos lihen në automjete as për pak minuta

Vapa përvëluese, IKSHPK apelon: Fëmijët të mos lihen në automjete as për pak minuta

///
Comments are Off

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u kërkuar qytetarëve që të mos lënë fëmijët në automjete, qoftë edhe për pak minuta.

Sipas IKSHPK-së, temperaturat e larta mund të rrisin shumë shpejt nxehtësinë brenda një automjeti, duke krijuar rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e fëmijëve.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje, të përdorin veshje të lehta dhe të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

IKSHPK thekson se respektimi i këtyre masave parandaluese është i domosdoshëm për të shmangur pasojat që mund të shkaktohen nga temperaturat ekstreme.

Verified by MonsterInsights