Ish-polici Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktgjykimit, Lutvija, në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, është shpallur fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999.
Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprime represive ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës së luftës.
Vendimi është mirëpritur nga Prokuroria Speciale, e cila ka theksuar se ndjekja e rasteve të krimeve të luftës mbetet pjesë e punës për drejtësi ndaj viktimave.







