Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimet e zhvilluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk duhet të shihen si diçka e jashtëzakonshme, por si pjesë e përpjekjeve për konstituimin e institucioneve të reja.
Kurti ka theksuar se dialogu mes partive politike është i domosdoshëm për funksionalizimin e Kuvendit dhe institucioneve, duke shtuar se këto takime janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.
Sipas tij, konsultimet me subjektet politike janë pjesë e procesit demokratik dhe kanë për qëllim gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e ngërçit institucional.
Deklaratat e Kurtit vijnë në kohën kur partitë parlamentare po zhvillojnë takime dhe konsultime për konstituimin e Kuvendit dhe hapat e mëtejshëm drejt formimit të institucioneve.
Procesi i krijimit të institucioneve mbetet në qendër të zhvillimeve politike, ndërsa pritet që kontaktet mes partive të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.






