Home > Lajme > Haxhiu për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Kosova humbi një grua që ia kushtoi gjithë jetën vendit

Haxhiu për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Kosova humbi një grua që ia kushtoi gjithë jetën vendit

///
Comments are Off

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetes dhe mjekes, Flora Brovina.

Haxhiu ka thënë se Kosova ka humbur një grua e cila ia ka kushtuar tërë jetën vendit dhe popullit të saj.

Në reagimin e saj, Haxhiu ka vlerësuar kontributin e Brovinës ndër vite, duke përmendur angazhimin e saj si mjeke, veprimtare dhe figurë publike.

Flora Brovina ishte mjeke, ish-deputete dhe një nga figurat e njohura të angazhimit politik e shoqëror në Kosovë.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka nxitur reagime nga figura të ndryshme politike dhe publike në Kosovë, të cilët kanë vlerësuar kontributin e saj gjatë jetës.

Verified by MonsterInsights